Bayern Munichu mund ta ketë siguruar ferrin pas ‘masakrës’ që i bëri sonte Bremerit
Bayern Munich ka kaluar në 1/16 e DFB Pokal, pasi ka mposhtur me rezultat 12-0 klubin Bremer.
Edhe pse luanin ndaj një skuadre amatore, bavarezët e morën shumë seriozisht ndeshjen, duke shënuar pesë herë që në pjesën e parë.
Maxim Choupo Moting e hapi ndeshje që në minutën e tetë, ndërsa pas tij shënoi Jamal Musiala dhe Warm (autogol).
Choupo Moting shënoi edhe dy herë në pjesën e parë për rezultat 5-0.
Në pjesën e dytë shënuan edhe Malik Tillman, Mickael Cuisance, Bouna Sarr dhe Leroy Sane.
Muslia gjeti golin e dytë personal, ndërsa Choupo Moting shënoi ‘poker’.
Bayern Munich ashtu sic është pritur ka kaluar në fazën tjetër.