Mbappe trazira në Madrid e Paris, Perez: PSG na ktheu përgjigje të vrazhdë

Mbappe trazira në Madrid e Paris, Perez: PSG na ktheu përgjigje të vrazhdë

Kylian Mbappë ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj periudhe. Real Madrid ka bërë një ofertë për sulmuesin francez një ditë më parë dhe PSG ka refuzuar.

Rreth 160 milion euro të ofruara për yllin francez, ndërkohë që heshtjen e ka thyer edhe presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

Komentatori sportiv, Jose Manuel Moreno, përmes një postimi në Twitter zbulon komunikimin me kreun e Real Madrid.

“Perez më ka thënë fjalë për fjalë: ‘PSG ka kthyer përgjigje dhe e ka bërë në mënyrë të vrazhdë’”, shkruan Moreno.

Ditën e sotme reagoi edhe drejtori sportiv i PSG, Leonardo, i cili u shpreh se oferta e Realit nuk mjafton dhe se madrilenët po luajnë pisët dhe nuk synojnë ta blejnë Mbappe, por të tregojnë që bënë gjithccka dhe ta marrin verën e ardhshme falas.

 

Shpërndaje në: