Injorimi brutal që Guardiola i bëri CR7 në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, edhe sot është i sikletshëm të shikohet
Cristiano Ronaldo aktualisht është duke qenë i lidhur me një transferim shokues te Manchester City, derisa po mundohet të largohet nga Juventusi para mbylljes së afatit kalimtar.
36-vjeçari dëshiron të largohet nga Juve pas tri viteve në Torino dhe gazeta franceze, ”L’Equipe” raportoi të martën se ai po mundohet të sigurojë një transferim te kampioni i Premier Leagues, transmeton Periskopi.
Opsioni i parë i Cityt ishte transferimi i Harry Kane, por sulmuesi i Tottenhamit e konfirmoi në rrjetet sociale të mërkurën se ai do të qëndrojë.
Spurs refuzoi dy oferta të Cityt për Kane, i cili dëshiroi të kalojë te skuadra e Pep Guardiolas këtë verë, të dyjat që ishin më shumë se 100 milionë.
Natyrisht, e vështirë ta fajësojmë Kanen për dëshirën e flaktë për të punuar me Guardiolan. Njeriu është fitues serik.
Sidoqoftë, këtu jemi për të diskutuar rreth momentit të sikletshëm të spanjollit që pati me Cristiano Ronaldon në ceremoninë e janarit të vitit 2013.
Në fakt, momenti është tejet i sikletshëm të shikohet edhe sot.
Ronaldo vuri re Guardiolan që ishte ulur para tij dhe e preku miqësisht në shpatulla nga prapa.
Mirëpo, kur Pep ktheu kokën dhe e pa kush po e prekte nga prapa, ai thjesht ktheu kokën në anën tjetër dhe e solli majtas-djathtas me neveritje.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Remember this cold moment from Pep ? pic.twitter.com/LohRZhRQ4i
— Best of Football (@BestofFootball8) August 25, 2021