Penalltia volej e Cristiano Ronaldos kundër PSG-së thjesht nuk ka shpjegim logjik
Cristiano Ronaldo mbush 37-vjet këtë sezon por portugezi prapë po performon në nivelin më të lart.
Pesë herë ‘Topi i Artë’ do ta udhëheq sulmin për Juventusin përsëri këtë edicion – nëse nuk ndodhë ndonjë transferim sensacional krejt në fund – teksa ‘Zonja e Vjetër’ kërkon të rikthehet në luftën për titull në Serie A, transmeton Periskopi.
Biankonerët gjithashtu do të kërkojnë lavdinë në Champions League – diçka që klubi nuk e ka arritur që nga sezoni 1995/96.
Mirëpo, me mbretin e Champions Leagues në skuadër, klubi nga Torino do të futet me vetëbesim në fushatën evropiane.
Ronaldo është top golashënuesi i të gjitha kohëve me 134 goditja, derisa e ka fituar atë në pesë raste me Manchester Unitedin dhe Real Madridin.
Triumfi i tij i fundit erdhi në edicionin 2017/18 me Realin, e cila mposhti Liverpoolin në finalen e Kievit.
Derisa Ronaldo nuk shënoi në këtë përballje, ai pati rol kyç në rrugëtimin e skuadrës.
Sidoqoftë, duam të flasim për penalltinë e tij në fitoren kundër PSG-së atë sezon, në kuadër të fazës së eleminimit direkt.
Fillimisht u duk se nuk kishte asgjë të veçantë me atë penallti dhe se Ronaldo kishte realizuar një gol rutinor.
Por BT Sport vuri re se Ronaldo fillimisht e kishte ngritur topin në ajër me këmbën qëndruese, duke krijuar një penallti ‘volej’.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/