Zyrtare: Valverde nënshkruan rinovimin e kontratës me Real Madridin
Real Madrid ka blinduar mesfushorin uruguaian të skuadrës, Fede Valverde.
Faqja zyrtare e Real Madrid ka njoftuar për rinovimin e kontratës së Fede Valverde, transmeton Periskopi.
Mesfushori do të jetë pjesë e ‘Los Blancos’ deri në vitin 2027, sipas kontratës së re.
Kontrata e uruguaianit merr fund më 30 qershor të po atij viti.
Raportohej qysh javë më parë se ekzistonte një marrëveshje mes Realit dhe Valverde, por vetëm sot erdhi zyrtarizimi. /Periskopi/