Milan gjen akordin për kushtet personale me Bernardo Silvan

Milan gjen akordin për kushtet personale me Bernardo Silvan

Bernardo Silva pritet të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Milan.

Ylli portugez i skuadrës së Manchester City ka marrë dritën e gjelbër nga Pep Guardiola për të gjetur skuadër të re, dhe duket se ai është afër ta bëjë këtë.

Sipas raportimeve të fundit nga mediumi spanjoll ‘Fichajes’, Bernardo është pajtuar tashmë për kushtet personale të kontratës me ‘Rossoneri’, përcjell Periskopi.

Bisedimet janë duke vazhduar tashmë mes dy skuadrave për të gjetur një shumë që kënaq të dy palët për kartonin e lojtarit.

Thuhet se ka vullnet të mirë nga të dy skuadrat. Manchester City po pret shitjen e Bernardos për të grumbulluar të holla që do t’ia siguronin kartonin e Harry Kane. /Periskopi/

Shpërndaje në: