Si të llogarisni kur duhet të shkoni për të fjetur

Si të llogarisni kur duhet të shkoni për të fjetur

Sa orë keni fjetur mbrëmë? Po një natë më parë? Sa gjumë ju nevojitet? Mbajtja e një orari të caktuar gjumi mund të mos jetë përparësi për ju, por gjumi i mirë është i rëndësishëm për shëndetin.

Ju mund të mos e kuptoni, por sasia e gjumit mund të ndikojë në gjithçka, nga pesha dhe metabolizmi tek funksioni dhe gjendja e trurit. Koha kur shkoni për të fjetur ndryshon në varësi të jetës shoqërore, orarit të punës, detyrimeve familjare, shfaqjes më të re që transmetohet në Netflix, ose thjesht kur filloni të ndiheni të lodhur.

Disa udhëzime të përgjithshme të gjumit për grupmosha të ndryshme:

Foshnjë të porsalindur – 3 muaj: 14 deri në 17 orë
4 deri në 11 muaj: 12 deri në 16 orë
1 deri në 2 vjeç: 11 deri në 14 orë
3 deri në 5 vjeç: 10 deri në 13 orë
6 deri në 12 vjeç: 9 deri në 12 orë
13 deri në 18 vjeç: 8 deri në 10 orë
18 deri në 64 vjeç: 7 deri në 9 orë
65 vjeç e lart: 7 deri në 8 orë

Nevojat tona për gjumë janë të ndryshme, madje edhe brenda të njëjtës grupmoshë. Disa njerëz mund të kenë nevojë për të paktën 9 orë gjumë që të ndihen mirë, ndërsa të tjerët në të njëjtën grupmoshë mund të flenë 7 orë ose më pak.

Ja çfarë duhet të keni parasysh kur vlerësoni nevojat tuaja për gjumë:

– A ndiheni mirë pas 7 orësh gjumë, apo keni nevojë për të paktën 8 apo 9?
– Keni përgjumje gjatë ditës?
– A keni nevojë për kafeinë që të mos jeni të përgjumur?

Llogaritësi i gjumit

Koha e gjumit bazohet në:
– Kohën e e zgjimit
– Përfundimi i pesë ose gjashtë cikleve të gjumit
– 15 minuta para se t’ju zëjë gjumi

Në vijim gjeni një llogaritës gjumi. Në kolonën e parë është shënuar ora e zgjimit në mëngjes, në të dytën është vendosur ora kur duhet të flini në mbrëmje nëse keni nevojë për 7 orë e pak gjumë, ndërsa në të tretën ora kur duhet të flini nëse keni nevojë për 9 orë gjumi.

Si të llogarisni kur duhet të shkoni për të fjetur

Sigurisht që orari mund të ndryshojë pasi thjesht shërben si udhëzues i përgjithshëm.

Shpërndaje në: