Roberto pajtohet për reduktim në pagë – gati për rinovimin me Barcelonën

Roberto pajtohet për reduktim në pagë – gati për rinovimin me Barcelonën

Sergi Roberto do të ndjekë hapat e Gerard Pique në kohën kur skuadra e Barcelonës gjendet në një krizë të madhe ekonomike.

Kriza ekonomike që e detyroi Barcelonën të ndante rrugët me Leo Messin po e përcjell akoma skuadrën.

Lojtarët kanë filluar tashmë të pajtohen për reduktime në paga dhe i fundit që merr një hap të tillë është Sergi Roberto.

Sipas ‘Rac1’, Roberto do të nënshkruajë kontratë të re, me 40% reduktim në pagë, transmeton Periskopi.

Kontrata e re do të jetë valide deri në vitin 2024.

Thuhet se edhe Sergi Busquets e Jordi Alba do të bëjnë veprimin e njëjtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: