Ndërron jetë kampioni botëror i pikados
Kampioni i botës në pikado, Kyle Anderson, ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare.
Pak muaj pasi u tërhoq nga garat e pikados, para lindjes së djalit të tij të dytë, Anderson ka ndërruar jetë, përcjell Periskopi.
Këtë lajm e ka konfirmuar gjyqtari Russ Bray, përmes rrjeteve sociale.
“Jam i shkatërruar të dëgjojë se Kyle Anderson ka ndërruar jetë”, ka shkruar ai.
“Një njeri i mirë që do të dëshironit ta takonit. Person i dashur dhe shok i mirë. Pusho në paqe. Shumë, shumë i mërzitur”, ka shtuar ai.
Lajmi për vdekjen e Anderson është konfirmuar sot. /Periskopi/