Paralimpiada e Tokios fillon sot – 4400 atletë marrin pjesë

Paralimpiada e Tokios fillon sot – 4400 atletë marrin pjesë

Sot do të fillojë Paralimpiada e Tokios, përkundër rritjes së rasteve me Covid-19 në Japoni. Ndonëse të gjitha palët e përfshira e pranojnë se do të jetë sfidë e madhe zhvillimi i kësaj Paralimpiade, gjithçka do të shkojë sipas planit.

E shtyrë për një vit pikërisht për shkak të pandemisë, Paralimpiada fillon sot, me disa ndryshime në sportet që zhvillohen, krahas viteve të kaluara.

Tokio do të bëhet vendi i parë që zhvillon dy Paralimpiada, pasi kishin organizuar edhe edicionin 1964, ku merrnin pjesë asokohe 375 atletë, nga 21 shtete, në nëntë sporte.

Këtë edicion, 4400 atletë do të marrin pjesë nga 162 vende, në 22 sporte ku synohen 539 medalje.

Ceremonia hapëse bëhet sot, kurse nga nesër do të fillojnë garat e para. /Periskopi/

Shpërndaje në: