Arsenal janë gati të dëgjojnë ofertat për 10 lojtarë, përfshirë Aubameyang

Arsenal janë gati të dëgjojnë ofertat për 10 lojtarë, përfshirë Aubameyang

Askush nuk duket të jetë i paprekshëm te skuadra e Arsenal.

Sigurisht, në një periudhë kur asnjë lojtar nuk po bën paraqitjet më të mira të mundshme, skuadra e Arsenal ka vendosur të dëgjojë për ofertat, pothuajse për secilin prej tyre.

Një start i dobët i sezonit me dy humbje në dy xhirot e para ka bërë që shumë pikëpyetje të ngritën mbi ‘Gunners’. Reformat në skuadër mund të jenë më të hershme sesa është pritur, ndonëse Arsenal shpenzoi më së shumti në Premier League gjatë merkatos.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet angleze, skuadra është gati të dëgjojë ofertat për 10 lojtarë, përfshirë Pierre Emerick Aubameyang, transmeton Periskopi.

Anash sulmuesit nga Gaboni, emra si Bernd Leno, Hector Bellerin, Sead Kolasinac, Ainsley Maitland-Niles, Lucas Torreira, Willian, Reiss Nelson, Eddie Nketiah e Alexandre Lacazette janë lojtarët që mund të largohen nga Londra veriore gjatë kësaj vere.

Raportohej se Barcelona interesohej për Aubameyang e Lacazette, por kriza ekonomike i ka pamundësuar ‘Blaugranave’ një operacion të tillë. Mbetet të shihet nëse do të ketë oferta drejt Arsenal, për ndonjë nga 10 lojtarët e përmendur. /Periskopi/

Shpërndaje në: