Fitore minimale për Milan ndaj Sampdorias, por e mjaftueshme për ta nisur sezonin me tri pikë

Fitore minimale për Milan ndaj Sampdorias, por e mjaftueshme për ta nisur sezonin me tri pikë

Milan ka marrë një fitore minimale në gola, por me vlerën e pikëve maksimale.

‘Rossoneri’ kanë triumfuar 0:1 në udhëtimin e parë këtë sezon në Serie A, kundër skuadrës së Sampdorias, shkruan Periskopi.

U nevojitën vetëm 10 minuta lojë në këtë ndeshje për t’u vulosur fati i takimit.

Ishte Brahim Diaz ai që pas asistimit të Calabria gjeti golin. Ky gol doli të kishte në fund vlerën e tri pikëve për skuadrën e Piolit.

Milan nuk mund të bënte një start më të mirë sesa kaq. Përkundër mungesave të shumta në formacion, ‘Rossoneri’ tashmë numëron tri pikët e para të sezonit. Sampdoria në anën tjetër pret xhiron tjetër për të arkëtuar pikët e para. /Periskopi/

Shpërndaje në: