Ndërhyrja brutale: Gjyqtari nuk mendohet dy herë për kartonin e kuq, pas pamjeve të VAR
Një ndërhyrje brutale është parë në ndeshjen e Premier League mes West Ham United dhe Leicester City.
Gjatë pjesës së parë të ndeshjes West Ham United – Leicester City është parë një ndërhyrje brutale që erdhi nga Ayoze Perez i skuadrës mysafire.
Ishte minuta e 39’ kur një ndërhyrje në Pablo Fornals u përcoll me kartonin e kuq nga gjyqtari i ndeshjes.
Fillimisht, gjyqtari nuk e pa mirë situatën, por pas pamjeve të rikthyera përmes teknologjisë VAR, gjyqtari pa u menduar dy herë dha kartonin e kuq për Perez.
Më poshtë mund të shihni ndërhyrjen brutale. /Periskopi/
Perez clearly tried to get between Fornals and the ball. Misjudged, dangerous. pic.twitter.com/hZDQ0KtbMQ
— West Ham Community (@WHU_Forever) August 23, 2021