Arteta ka kohë deri në tetor për të kthyer situatën në favor të tij, përndryshe shkarkohet
Mikel Arteta mund të jetë nga trajnerët e parë që gjen shkarkimin këtë edicion në Premier League.
Arsenal e ka nisur tmerrshëm sezonin e ri, duke regjistruar dy humbje në dy ndeshjet e para, një ndaj Burnley e një ndaj Chelsea.
Një lojë e dobët dhe mos-eksperiencë e shpërfaqur në fushë ka bërë që kritikat të jenë të shumta për trajnerin spanjoll.
Sipas ‘Telegraph’, Arteta ka kohë deri në tetor që të përmirësoj situatën e ‘Gunners’, ose e gjen shkarkimi, përcjell Periskopi.
Së fundmi nëpër shumë medie angleze e italiane përmendet emri i Antonio Conte si një mundësi për të drejtuar Arsenalin.
Conte është i papunë aktualisht, pasi fitoi kampionatin italian me Inter. Ai ishte i treguar i suksesshëm në Angli, kur fitonte Premier League me Chelsea. /Periskopi/