Llapi ndanë rrugët me ndihmës-trajnerin Keqi

Llapi ndanë rrugët me ndihmës-trajnerin Keqi

Sunaj Keqi nuk do të jetë më ndihmës trajneri i skuadrës së Llapit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Llapi ka njoftuar për disa ndryshime në stolin e saj.

Starti jo i mirë në Superligë dhe dështimi në garat evropiane duket se ka shtyrë Llapin për ndryshime në shtabin teknik – sigurisht te personat që nuk quhen Tahir Batatina, përcjell Periskopi.

Llapjanët kanë ndarë rrugët me Sunaj Keqin, i cili ishte ndihmës-trajneri i parë i skuadrës. Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të Llapit për këtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: