Gjyqtari e kuptoi se bëri gabim – dëshpërohet aq shumë dhe bie në gjunjë

Gjyqtari e kuptoi se bëri gabim – dëshpërohet aq shumë dhe bie në gjunjë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin danez, kur një gjyqtar është penduar brenda pak sekondave për vendimin që mori.

Gjyqtari që ishte duke ndarë drejtësinë në ndeshjen e NordicBet Liga, që është liga e dytë e Danimarkës, mes skuadrave të Frederica dhe Vendsyssel FF, ka bërë bujë të madhe në mediet sociale me një veprim të tijin.

Ai akordoi një faull, në një moment kur skuadra e Frederica ishte në një kundërsulm të rrezikshëm, gjersa ishte në disavantazh prej 1:0.

Lojtari Kristian Kirkegaard u faulua teksa i afrohej zonës, dhe gjyqtari ndali lojën. Por, lojtari tjetër i Frederica mund të dilte pastër me portën, për të shënuar për 1:1.

Kur gjyqtari e vuri re se ndaloi lojën pa nevojë, ai kuptoi se bëri një gabim shumë të madh. Kësisoj, ai ra në gjunjë nga dëshpërimi për veprimin e tij.

Shikoni videon më poshtë për të kuptuar më mirë situatën. /Periskopi/

Shpërndaje në: