Chelsea gjen marrëveshje me Kounde për kontratë pesë vjeçare – gjithçka varet nga Sevilla

Chelsea gjen marrëveshje me Kounde për kontratë pesë vjeçare – gjithçka varet nga Sevilla

Chelsea vazhdon të jetë në ndjekje të Jules Kounde.

Skuadra londineze është akoma aktive në merkaton e verës, me repartin e mbrojtjes që është pika kryesore për t’u përforcuar.

Pas nënshkrimit me Lukaku, tashmë të gjitha forcat janë kthyer kah Jules Kounde.

Sipas Fabrizio Romano, Kounde dhe Chelsea janë pajtuar për një kontratë pesë vjeçare, e cila do ta mbante lojtarin e Sevillas në ‘Stamford Bridge’ deri në vitin 2026.

Tashmë gjithçka varet nga skuadra andaluziane, e cila akoma nuk ka rënë dakord me Chelsea.

Kompletimi i transferimit të Zouma të West Ham është çelësi për operacionin e Chelsea. Negociatat po vazhdojnë. /Periskopi/

Shpërndaje në: