Lyon prezanton Shaqirin si lojtarin e ri të skuadrës, i referohet si kosovar

Lyon prezanton Shaqirin si lojtarin e ri të skuadrës, i referohet si kosovar

Pasi konfirmuan dje arritjen e marrëveshjes me Xherdan Shaqirin, faqja zyrtare e Lyon ka prezantuar sot lojtarin si anëtarin më të ri.

Liverpool dhe Lyon janë pajtuar për kartonin e Xherdan Shaqirit dhe lojtari tashmë do të jetë pjesë e skuadrës së Ligue 1 deri në vitin 2024.

Shaqiri sot ka kryer edhe testet mjekësore para se të vinte firmën e tij në kontratën tri vjeçare.

29 vjeçari është prezantuar para si tifozëve të Lyon si kosovar. “29 vjeç dhe nga Kosova, Shaqiri ka 96 paraqitje për kombëtaren e Zvicrës”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Lyon.

Mesfushori kaloi te Lyon për 6 milionë euro, me 5 milionë të tjera që do të shtohen si bonuse. /Periskopi/

Shpërndaje në: