Kartoni i Ronaldos mund të sigurohet për vetëm 25 milionë funte – paga i kushton më shumë

Kartoni i Ronaldos mund të sigurohet për vetëm 25 milionë funte – paga i kushton më shumë

Cristiano Ronaldo ka filluar të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Juventus.

Mos paraqitja e Ronaldos në formacionin startues në ndeshjen hapëse të Juventus në Serie A, ndaj Udinese, ka shtyrë të mendohet edhe më shumë për largimin e tij të mundshëm.

Pavel Nedved, zv.presidenti i Juventus deklaroi menjëherë se ishte vendim taktik dhe se portugezi do të qëndrojë në Torino, por ‘Dailymail’ ka raportime të tjera.

Mediumi britanik bën të ditur se kartoni i Ronaldos do të shitet nga Juventus, nëse ndonjë skuadër paguan 25 milionë funte për të, transmeton Periskopi.

Gjithsesi, një telash më i madh për skuadrat që e duan CR7 do të jetë paga e tij, e cila vlen më shumë sesa kartoni. Paga shkon në 25.5 milionë funte.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Ronaldos. Lojtari është lidhur me skuadra si Real Madrid, PSG, City, por edhe United. /Periskopi/

Shpërndaje në: