Tentimi i Depay për gol me gërshërë ishte aq i keq, Rooney dhe të tjerët nuk mbanin dot të qeshurat

Tentimi i Depay për gol me gërshërë ishte aq i keq, Rooney dhe të tjerët nuk mbanin dot të qeshurat

Memphis Depay po zë vend në të gjitha mediet evropiane ditëve të fundit pas paraqitjeve të mira me Barcelonën, por paraqitjet e tij nuk ishin gjithmonë të tilla.

Gjatë kohës kur Depay ishte te Manchester United, aventura e tij nuk shkoi si më së miri, ndonëse lojtari së fundmi fajësoi Jose Mourinhon për këtë.

Megjithatë, Jose Mourinho nuk mund të ketë pasur faj në momentin kur Depay i bëri të qeshte të gjithë me tentimin e tij katastrofal për të shënuar gol me gërshërë.

Bëhet fjalë për ndeshjen e vitit 2016, që United e luante kundër skuadrës së Everton, në ‘Old Trafford’.

Tentimi ishte aq i keq, saqë Rooney dhe djali i tij Kai nuk mbanin dot të qeshurat. Shikoni më poshtë videon për të cilën bëhet fjalë. /Periskopi/

Shpërndaje në: