Pamjet e reja tregojnë momentin kur Payet çmendet dhe i gjuan fansat me dy shishe, para se të shpërthente gjithçka

Pamjet e reja tregojnë momentin kur Payet çmendet dhe i gjuan fansat me dy shishe, para se të shpërthente gjithçka

Ndeshja mes Nice dhe Marseille u përcoll me kaos absolut mbrëmë.

Nice udhëhoqi 1-0 falë një goli në pjesën e dytë nga Kasper Dolberg, por rezultati ishte irelevant, transmeton Periskopi.

Kur kishin mbetur diçka më pak se 20 minuta deri në fund, futbollisti i Marseille, Dimitri Payet mori rrugën për të gjuajtur një këndore.

Përgjatë tërë takimit, fansat e Nice kishin hedhur gjësende të forta në fushë në drejtim të futbollistëve të Marseilles.

Ishte vetëm çështje kohe para se të goditej ndonjë lojtar.

Dhe kjo i ndodhi Payetit, të cilin e goditi një shishe në qafë. Pasi ra në fushë, francezi u ngrit dhe i gjuajti fansat me po të njëjtat shishe që fillimisht ishin hedhur drejt tij.

Pastaj, kaos total.

The carnage of Nice vs Marseille

Shumë fansa të Nice u futën në fushë, duke nxitur përplasje mes lojtarëve dhe fansave.

Gjyqtari eventualisht pezulloi takimin dhe drejtoi lojtarët në tunel.

Pas rreth një oreje, zyrtarët e Ligue 1 deklaruan se ndeshja duhet të ripërsëritet. Mirëpo, derisa lojtarët e Nice dhe gjyqtarët u rikthyen në fushë, Marseille nuk pati interesa të kthehej.

Gjyqtari ristartoi ndeshjen në mungesë të skuadrës së Marseilles, para se të jepte vërshëllimën e fundit.

Sipas rregullores, Nice do të regjistrojë një fitore 3-0 në tavolinë, por definitivisht ende nuk ka përfunduar çështja e kësaj ndodhie.

Pikërisht kur menduam se kishim parë secilën video të mundur nga ky incident i çmendur, është publikuar një tjetër nga një kënd i ri – tribuna.

E filmuar nga këndi ku Payet fillimisht u godit nga shisja, pamjet tregojnë sulmuesin e Marseilles të shtrirë para se të ngritej dhe t’ia kthej shishet me frustrim.

Pikërisht këtu eskalon situata siç mund ta shihni në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: