Misteri që kurrë nuk u zgjidh rreth Shaqirit: Logjika nuk gjen shpjegim si u zhduk në xhaketën e Kloppit

Misteri që kurrë nuk u zgjidh rreth Shaqirit: Logjika nuk gjen shpjegim si u zhduk në xhaketën e Kloppit

Xherdan Shaqiri ka arritur marrëveshje me Lyonin, ku do të transferohet pasi Liverpooli u pajtua ta shesë atë për rreth 11 milionë euro.

Ylli zvicëran ka qenë pjesë e klubit nga ‘Anfield’ për tri vite, teksa ndihmoi klubin të fitonte Premier Leaguen dhe Champions Leaguen gjatë kohës së tij në ‘Merseyside’, transmeton Periskopi.

Por nuk ka qenë gjithçka kopsht me lule për Shaqën.

Ai bëri 63 paraqitje në total përgjatë tri sezoneve dhe e gjeti veten si rezervist solid nën urdhërat e Jurgen Kloppit.

Pavarësisht kësaj, ai disi u shndërrua në kult-hero në mesin e fansave të Liverpoolit, më së shumti për shkak se ishte protagonist në disa momente të veçanta.

E një prej tyre erdhi pas një humbjeje në FA Cup nga Wolves.

Ai u përshëndet nga Klopp por menjëherë u zhduk në xhaketën e gjermanit.

Të themi të drejtën, edhe sot jemi të hutuar çka ndodhi saktësisht këtu.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: