Arsyeja bizare pse Shaqiri nuk mundi ta gjuante topin me kokë ose të dilte jashtë pa kapele për gjashtë javë
Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri duket se e ka të sigurtë largimin nga klubi në ditët e ardhshme, me ”BBC Sport” që raportoi se një transferim 10 milionësh te Lyoni tashmë është dakorduar.
Zvicërani ka fituar Premier Leaguen dhe Champions Leaguen në ”Merseyside”, por asnjëherë nuk është stabilizuar si startues i rregullt në skuadër, transmeton Periskopi.
Shaqiri startoi në vetëm pesë ndeshje në Premier League për ”Të Kuqtë” edicionin e kaluar dhe ende nuk ka luajtur për ta këtë fushatë, mirëpo, ishte krucial për Zvicrën në Kampionatin Evropian, duke shënuar tre gola.
Marrë parasysh faktin se Shaqiri më nuk do të jetë lojtar i Liverpoolit, gazetari Chris Williams bëri një postim të dielën, duke zbuluar një storie bizare për rikthimin e mesfushorit nga një angazhim me Kombëtaren gjatë kohës së tij në klub.
Shaqiri mungoi gati dy muaj mes shtatorit dhe nëntorit 2019, me klubin që insistoi se ishte për shkak të një lëndimi. Postimi i Williamsit, megjithatë, ka dhënë një këndvështrim të ri në stiautën, duke sugjeruar se lojtari në fakt ishte i detyruar të qëndronte jashtë pasi bëri një transplant në flokë, por nuk e kishte ditur se do t’ia pamundësonte lojën.
”Tash që Shaqiri është larguar nga Liverpooli a mund të flasim hapur rreth rastit kur ai bëri një transplant në flokë sa ishte i angazhuar me Kombëtaren, por nuk e dinte se ai nuk do të mund të gjuante topin me kokë për gjashtë javë, apo të dilte jashtë pa kapele. Imagjinoni të keni diçka të tillë për t’i thënë shefit,” shkruhet në pushim. /Periskopi.com/
Now Shaqiri has left Liverpool can we openly talk about how he had a hair transplant on international duty but didn’t realise he couldn’t head a ball for six weeks or go outside without a hat on? ? imagine having to tell your boss that…
— Chris Williams (@Chris78Williams) August 22, 2021