Bulizëm me mbrojtësit e Arsenal – Lukaku tërheq zvarrë Pablo Marin dhe i shënon Lenos

Bulizëm me mbrojtësit e Arsenal – Lukaku tërheq zvarrë Pablo Marin dhe i shënon Lenos

Romelu Lukaku po argëtohet në ndeshjen debutuese me fanellën e Chelsea, kundër Arsenal.

Belgu shënoi golin e parë të takimit që aktualisht mbanë rezultatin 2:0, dhe këtë gol e gjeti pas vetëm 14 minutave lojë.

Lukaku pa një hapje të mirë të Reece James në krahun e djathtë dhe vrapoi drejt zonës për të pranuar pasimin, të cilin me thjeshtësi e dërgoi në rrjetë.

Gjatë vrapimit, Lukaku pati një pengesë të lehtë, Pablo Marin, të cilin e rrëzoi sikur të ishte një fëmijë.

Pasi e la të shtrirë dhe e tërhoqi pakëz zvarrë, belgu dërgoi topin me lehtësi në rrjetë.

Shikoni videon më poshtë, kur Lukaku i shënon Lenos, pasi rrëzoi Marin. /Periskopi/

Shpërndaje në: