Presidenti i klubit të Malishevës është tifoz i Ballkanit, e mbanë logon në foto të profilit

Presidenti i klubit të Malishevës është tifoz i Ballkanit, e mbanë logon në foto të profilit

Presidenti i klubit të futbollit të Malishevës, Afrim Bytyqi, është tifoz i skuadrës së Ballkanit.

Sot gjatë ditës, Bytyqi bëri bujë të madhe me postimin e tij ‘magjepsës’ në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ku u identifikuan shumë gabime gjuhësore.

Anash gabimeve gjuhësore dhe postimeve tjera të tij që sjellin të qeshura, ajo që tërheq vëmendje është edhe fotoja e profilit, e vendosur nga Bytyqi, shkruan Periskopi.

“Forca FC Ballkani” shkruan mbi foton e profilit të presidentit të klubit të Malishevës.

Duket se dilemat për presidentin e Malishevës do të jenë të mëdha se për kë të bëjë tifo, kur skuadra e tij të përballet me Ballkanin.

Më poshtë mund ta shihni foton e profilit të vendosur nga Bytyqi. /Periskopi/

Shpërndaje në: