Ibrahimovic mungon deri në mes të shtatorit, mosha ka filluar të lë shenjat e para te suedezi

Ibrahimovic mungon deri në mes të shtatorit, mosha ka filluar të lë shenjat e para te suedezi

Zlatan Ibrahimovic do të jetë një nga mungesat kryesore të Milan këtë fillim sezoni.

Skuadra e Milan nuk ka luajtur akoma ndeshjen e parë sezonale, të cilën e ka nesër kundër Sampdorias, me fillim nga ora 20:45.

Këtë ndeshje Stefano Pioli duhet ta përgatis pa kalkuluar në shërbimet e sulmuesit më të rrezikshëm të skuadrës, Zlatan Ibrahimovic.

39 vjeçari ka pasur një intervenim në muajin qershor dhe duket se rikuperimi po i merr më shumë kohë sesa mendohej, përcjell Periskopi.

Se lojtari do të mungojë deri në mesin e muajit shtator e ka konfirmuar edhe trajneri i Milan, Pioli, në konferencën për shtyp, para ndeshjes kundër Sampdorias.

Kjo mungesë e Ibrahimovic pritet t’i hap rrugë për më shumë minuta veteranit tjetër, Olivier Giroud. /Periskopi/

Shpërndaje në: