Javën tjetër publikohet lista e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Javën tjetër publikohet lista e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror të Kombëtares së Kosovës janë në prag, transmeton Periskopi.

Kosova në fillim të muajit shtator do t’i zhvillojë tri ndeshje të kualifikueseve, dy prej të cilave i luan në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri.”

I kontaktuar nga Express, drejtori sportiv i kombëtares, Muharrem Sahiti tha se nga mesi i javës së ardhshme lista do të jetë e gatshme.

“Po e presim selektorin kur e kompleton listën, por besoj kah mesi i javës së ardhshme”, tha Sahiti.

Fillimisht, “Dardanët” do të udhëtojnë për t’u përballur me Gjeorgjinë më 2 shtator, për t’u rikthyer më pas në tempullin “Fadil Vokrri”, ku do t’i luajnë dy ndeshje të mëdha.

Më 5 shtator e presin Greqinë, kurse më 8 shtator e presin fuqinë botërore, Spanjën. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: