Momenti i frikshëm kur futbollisti i Besiktasit kolapsoi në fushë, lojtarët dhe stafi në panik

Momenti i frikshëm kur futbollisti i Besiktasit kolapsoi në fushë, lojtarët dhe stafi në panik

Ndihma e parë është shpesh përcaktuese për të shmangur tragjeditë në sport.

Eriksen në Euro 2020 ishte një shembull i qartë i asaj se cfarë mund të bëjnë mjekët e urgjencës, por historia është përsëritur këtë herë në fushat e kampionatit turk, kur kongolezi Fabrice N’Sakala pësoi kolaps duke humbur ndjenjat në fushë.

Në sfidën e kampionatit mes Gaziantep e Besiktas, në minutën e 71 të pjesës së dytë, mbrojtësi u shemb përtokë, teksa mbeti pa frymë duke i traumatizuar të gjithë.

Ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershëm, me lojën e cila u ndërpre për disa minuta. Nsakala u dërgua menjëherë në spital me urgjencë, ndërsa në fushë u mor vendimi për të vazhduar ndeshjen, që në fund u mbyll pa gola.

Fatmirësisht gjendja e N’Sakala është stabël. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, kongolezi është në gjendje të mirë dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët.

Shpërndaje në: