Volejbollistja kërkon dëmshpërblim, nuk mund t’i kthehet sportit: Vaksina më ka shkaktuar probleme në zemër

Volejbollistja kërkon dëmshpërblim, nuk mund t’i kthehet sportit: Vaksina më ka shkaktuar probleme në zemër

Francesca Marcon sqaron se bëhet fjalë për një inflamacion të membranës që mbron zemrën dhe në fakt raportohet si një efekt anësor i mundshëm i vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Volejbollistja italiane Francesca Marcon, përmes profilit të saj në Instagram ka bërë të ditur se ajo ka pësuar një perikardit dhe se nuk mund të kthehet në stërvitje tani për tani me ekipin e saj në Bergamo.

Ajo bën një denoncim shumë specifik, që sidoqoftë, nga pikëpamja mjekësore, nuk duhet të merret si fakt, pasi nuk ka siguri absolute të një korelacioni shkak-pasojë mes vaksinës anti-Covid të cilës lojtarja i është nënshtruar dhe simptomës, që ajo po shfaq.

Francesca sqaron se bëhet fjalë për një inflamacion të membranës, që mbron zemrën dhe në fakt raportohet si një efekt anësor i mundshëm i vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Kompanitë që prodhojnë vaksinat kanë punuar në raportin e tyre të sigurisë për muaj për të siguruar detaje të mëtejshme për EMA-n, agjencia europiane të barnave, në lidhje me mundësinë se injektimi i vaksinës mund të shkaktojë perikardit dhe miokardit, duke qenë se ka patur raste për të cilët, në fakt, nuk ka 100 % siguri se shkaktohen nga vaksina dhe jo nga faktorë të tjerë.

Shpërndaje në: