‘E dija se nuk e kisha asnjë shans’ – Depay hapet për trajtimin e tmerrshëm që i bëri Mourinho te Man United

‘E dija se nuk e kisha asnjë shans’ – Depay hapet për trajtimin e tmerrshëm që i bëri Mourinho te Man United

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay akuzoi Jose Mourinhon që nuk i dha asnjëherë shans te Manchester Unitedi.

27-vjeçari iu bashkua Unitedit për 36 milionë euro nga PSV më 2015 dhe erdhi në ‘Old Trafford’ me reputacion të madh, transmeton Periskopi.

Ai ishte transferuar gjatë kohës së Louis van Gaalit në klub, para se të vinte Mourinho.

Por pas vetëm shtatë golave në 53 paraqitje për ‘Djajt e Kuq’, holandezi kaloi te Lyoni për vetëm 16 milionë euro.

”Jose Mourinho erdhi dhe unë luftova të futesha në skuadër por mendoj se ideja që të më jepte një mundësi nuk ishte asnjëherë në kokën e tij. Ai asnjëherë nuk më dha mundësi. Asnjëherë,” tha Depay për ‘El Periodico’.

”Shkova në zyrën e tij por nuk ndryshoi asgjë. Ishte një periudhë shumë e vështirë, mendoja se po stërvitesha mirë dhe vetë lojtarët nuk e kuptonin.

”Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic më thanë: ‘Pse nuk luan kurrë?’ Për mua ky ishte konfirmimi se nuk kisha asnjë shans.

”Dhe e kuptova se nuk doja të isha te një klub i madh kur nuk luaj.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: