Pamjet e Barcelonës së artë duke e trajtuar Real Madridin si skuadër amatore, është kënaqësi të shikohen
Barcelona ishte thjesht diçka tjetër nën urdhërat e Pep Guardiolas.
Finalja e Champions Leagues më 2009 u zhvillua në ‘Olimpico’ të Romës, dhe Barça e dominoi totalisht, transmeton Periskopi.
Manchester Unitedi i Sir Alex Fergusonit ishte skuadra larg e dytë më e mirë në fushë.
Fansat e blaugranëve në këtë periudhë e kishin botën nën këmbë – ata ishin praktikisht të pathyeshëm, teksa fituan tripletën historike në sezonin e parë të Pep në krye të skuadrës. Ata gjithashtu fituan të njëjtin trofe dy vite më vonë.
Guardiola e transformoi skuadrën dhe implementoi tiki-takan e famshme.
Nën urdhërat e spanjollit, emrat si Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Xavi kaluan shumë orë duke perfeksionuar këtë stil loje, me të cilin ‘pushtuan’ botën.
Që nga starti i sezonit 2005/06 kur Messi u bashkua me Xavin e Iniestan për herë të parë, treshja shënoi 733 gola dhe kontriboi me 559 asistime, duke mos i bërë hesap skuadrat si Atletico dhe Real Madrid.
Aq shumë, sa që në një ndeshje në veçanti e bën rivalin e përbëtuar të ‘El Clasicos’ të duket si një skuadër amatorësh.
Shikoni pamjet e mëposhtmne. /Periskopi.com/
Barcelona toying around with Real Madrid pic.twitter.com/JS8Jm85pRg
— Madrid Fan (@cristiano_peak) August 21, 2021