Barcelona ndanë pikët me Bilbaon – Memphis Depay shpëton katalanët me ‘faqe të bardhë’

Barcelona ndanë pikët me Bilbaon – Memphis Depay shpëton katalanët me ‘faqe të bardhë’

Barcelona doli nga ‘San Mames’ me vetëm një pikë të fituar, ndonëse me shumë vështirësi.

Skuadra katalane ka luajtur baras 1:1 me Athletic Bilbao, në kuadër të xhiros së dytë të La Liga, shkruan Periskopi.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundonte pa gola 0:0, me një shtyllë që vlente të përmendej nga Bilbao dhe lëndimin e Gerard Pique.

Në pjesën e dytë, Barca gjeti veten në disavantazh pas minutës së 50’, kur Inigo Martinez realizoi një gol me kokë, duke shfrytëzuar mirë harkimin nga këndi të Muniain.

Megjithatë, Barcelona mblodhi forcat dhe nga ai moment kontrolloi ndeshjen, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi.

Memphis Depay ishte lojtari kyç, i cili edhe shënoi golin e barazimit për 1:1, në minutën e 75’, me një super goditje me të majtën.

Holandezi pati mundësi të dënonte baskët edhe një herë, por goditja e tij përfundoi pranë shtyllës së majtë pingule.

Po të mos ishte për ndërhyrjen e Eric Garcia në minutën e 93′, e cila ia dha një karton të kuq, Bilbao mund të shënonte, por spanjolli me mençuri ndali atë kundër-sulm.

Kësisoj, Barcelona dhe Bilbao kanë ndarë nga një pikë në xhiron e dytë në La Liga. Barca numëron tashmë katër pikë, kurse Bilbao ka vetëm dy pikë në dy ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: