Mirror: Beckham në diskutime me Messin – aventura te PSG do të jetë e shkurtër,argjentinasi vazhdon në Miami

Mirror: Beckham në diskutime me Messin – aventura te PSG do të jetë e shkurtër,argjentinasi vazhdon në Miami

David Beckham tashmë ka nisur bisedimet me Lionel Messi që argjentinasi ta përfundojë karrierën në Inter Miami.

Pronari i Inter Miami ka premtuar të sjell një super yll në Florida dhe ka në shënjestër edhe Cristiano Ronaldon anash Messit.

Pas përshëndetjes së vështirë me Barcelonën, Messi ka kaluar te PSG, por duket se kjo aventurë e tij do të jetë e shkurtër, transmeton Periskopi.

Sipas ‘Mirror’, Beckham synon transferimin e Messit sapo ky i fundit të mbyllë kontratën 2 vjeçare me PSG.

Edhe më herët ka pasur zëra se Messi mund ta mbyllë karrierën me Inter Miami. Ronaldo po ashtu.

Mbetet të shihet nëse anglezi do të arrijë t’i afrojë njërin apo dy lojtarët – nga më të mirët që ka parë historia e futbollit – nëse jo më të mirët. /Periskopi/

Shpërndaje në: