Ilaix Moriba tërhiqet nga kombëtarja e Spanjës, do ta përfaqësojë Guinenë

Ilaix Moriba tërhiqet nga kombëtarja e Spanjës, do ta përfaqësojë Guinenë

Ilaix Moriba ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm, para largimit të tij nga Barcelona.

Mesfushori i skuadrës së Barcelonës është afër marrëveshjes me RB Leipzig, por lojtari duket se do të ndryshojë diçka në karrierën e tij edhe në nivelin e kombëtares.

Ilaix ka vendosur që të mos e përfaqësojë kombëtaren e Spanjës, bën të ditur ‘AS’, transmeton Periskopi.

Mesfushori në rritje do të përfaqësojë nga tani kombëtaren e Guinesë.

Moriba ka qenë temë e disa medieve spanjolle së fundmi, pikërisht pas mos arritjes së marrëveshjes për rinovim me Barcelonën. /Periskopi/

Shpërndaje në: