Interi e fillon me fitore, mposht bindshëm Genoan – Dzeko e Calhanoglu debutojnë me gola

Interi e fillon me fitore, mposht bindshëm Genoan – Dzeko e Calhanoglu debutojnë me gola

Skuadra e Inter e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Serie A.

Në sfidën e parë të këtij edicioni në Serie A, Interi ka mposhtur 4:0 skuadrën e Genoas, shkruan Periskopi.

‘Zikaltrit’ e drejtuar nga Simone Inzaghi hapën serinë e golave qysh pas gjashtë minutave, kur Skriniar shfrytëzoi një harkim të Calhanoglu, për epërsinë 1:0.

Vetëm tetë minuta më vonë, Calhanoglu ndërroi rolin dhe u kthye në golashënues. Ai qëlloi fortë nga jashtë zonës së 16 metërshit, për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij, dhe për të vulosur rezultatin e pjesës së parë.

Inter gjeti golin edhe në pjesën e dytë, me anë të Arturo Vidal, i cili në minutën e 74’  çoi shifrat në 3:0 dhe Edin Dzeko që me 4: 0 në minutën e 89′ vulosi tri pikët e para të Inter këtë sezon.

Genoa duhet të pres akoma për të marrë pikët e para të këtij sezoni. /Periskopi/

Shpërndaje në: