Depay me disa akuza për Mourinhon, ia drejton gishtin për dështimin te Man Utd

Depay me disa akuza për Mourinhon, ia drejton gishtin për dështimin te Man Utd

Memphis Depay ka lëshuar disa akuza për Jose Mourinhon, lidhur me dështimin e tij te skuadra e Manchester United.

Depay shkonte tek United duke bërë bujë të madhe, por paraqitjet e tij në ‘Old Trafford’ nuk lanë shumë për të shpresuar.

Holandezi largohej nga ‘Djajtë e Kuq’ si një transferim i dështuar. Por, për këtë dështim sipas lojtarit fajin e mbanë trajneri Jose Mourinho.

“Jose Mourinho erdhi dhe unë luftova për t’u futur në skuadër, por mendoj se ideja për të më dhënë një shans nuk ishte kurrë në kokën e tij”, ka thënë Depay, transmeton Periskopi.

“Shkova në zyrën e tij, por nuk ndryshoi asgjë. Ishte periudhë e vështirë, ndjehesha sikur nuk kisha shanse. E vura re se nuk doja të isha në klub të madh nëse nuk kisha minuta”, shtoi holandezi.

Memphis tashmë ka kaluar te skuadra e Barcelonës ku e nisi mjaft mirë sezonin, me një fitore dhe asistim për shokët e skuadrës. /Periskopi/

Shpërndaje në: