Penalltia më kontroverse në histori? Gerrard gaboi qëllimshëm për të shkarkuar trajnerin e Liverpool
Steven Gerrard mbahet mend si një nga ekzekutuesit më të mirë të penalltive, por penalltia e tij që do të mbahet mend gjithmonë është një penallti e humbur.
Tifozët e Liverpool, por edhe të gjithë ndjekësit e Premier League, akoma besojnë se Steven Gerrard humbte penalltinë ndaj Blackburn me qëllimin për të shkarkuar trajnerin e Liverpool asokohe, Roy Hodgson.
Hodgson linte klubin në janarin e vitit 2011, pas një serie negative që e shihte Liverpoolin me vetëm katër pikë larg zonës që e zbret nga liga.
Frika ishte e madhe se skuadra do të binte nga liga nën urdhrat e Roy Hodgson, dhe Gerrard bëri aq sa mundi për të shkarkuar trajnerin.
Kapiteni i Liverpool kishte mundësi të shënonte një penallti ndaj Blackburn kur rezultati ishte 3:1 në favor të Blacburn, por..? Gerrard preki stemën e klubit të tij në fanellë, ktheu shikimin kah trajneri dhe qëlloi lart mbi portë.
Më poshtë mund të shihni videon që shfaq penalltinë kontroverse dhe të vlerësoni nëse kjo ishte e qëllimshme apo rastësi. /Periskopi/