Real Madrid dorëzohet – nuk ka Mbappe këtë verë

Real Madrid dorëzohet – nuk ka Mbappe këtë verë

Kylian Mbappe nuk do të transferohet te Real Madridi këtë verë.

Tsah e disa javë, emri i Kylian Mbappe lakohet nëpër mediet spanjolle e ato franceze, lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madridit.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, Real Madrid po e shohin si praktikisht të pamundur nënshkrimin me lojtarin gjatë kësaj vere, përcjell Periskopi.

‘Tiempo de Juego’ bën të ditur se këmbëngulja e PSG është aq e madhe saqë pamundëson një operacion të tillë.

Megjithatë, gjasat janë të mëdha që Mbappe të mos rinovojë dhe t’i mundësoj Realit që ta marrë atë me parametra zero gjatë verës tjetër.

Mbetet të shihet se çfarë zgjidhje do të bëjë skuadra e PSG për këtë çështje. /Periskopi/

Shpërndaje në: