Goli i parë i Man City ndaj Norwich ishte historik – statistikë interesante
Goli i Manchester City, i shënuar ndaj Norwich City, do të mbetet në histori, falë një statistike interesante.
Sipas statistikave të ‘Opta’, goli i shënuar në minutën e 7’, që erdhi si autogol, shënon herën e parë që City hap llogarinë e golave në një kampanjë, me autogol, përcjell Periskopi.
Ky gol erdhi falë portierit Tim Krul, i cili devijoi topin në portën e tij.
Kështu, pas 25 kampanjave ku mori pjesë City në Premier League, kjo është hera e parë që ata e nisin me një autogol.
Mbetet të shihet nëse ky fakt do t’i sjell fat ose jo skuadrës së Guardiolas. /Periskopi/