Davis me të gjitha preventivat, angazhon trajner special për të shmangur dëmtimet

Davis me të gjitha preventivat, angazhon trajner special për të shmangur dëmtimet

Anthony Davis është i vendosur të mos ketë pengesa drejt titullit të kampionit me LA Lakers.

Los Angeles Lakers kanë ndërtuar një skuadër mjaft solide për të ndjekur titullin e radhës të kampionit, pasi dështuan edicionin e kaluar në ‘Play – Off’.

Dështimi erdhi më shumë si pasojë e dëmtimeve që pësuan LeBron James dhe Anthony Davis. Ky i fundit, meqë ka më shpesh probleme me dëmtimet, ka vendosur të organizojë një plan special për edicionin e ri.

Sipas raportimeve nga ShBA, agjencia që ka nën kontratë Davisin, ‘Klutch Sports’, kanë punësuar një trajner enkas për të ndihmuar lojtarin që të shmangë dëmtimet, transmeton Periskopi.

AD po ashtu më herët gjatë kësaj jave thoshte se lëndimi në ije tashmë është i tejkaluar dhe ai ndihet mirë.

Lakers duket se do të jenë me të gjitha forcat në garën për titull, sezonin e ardhshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: