Barca merr kontaktet e para për Ilaix Moriba – lojtari drejt Bundesligës gjermane

Barca merr kontaktet e para për Ilaix Moriba – lojtari drejt Bundesligës gjermane

Ilaix Moriba është në mesin e lojtarëve të Barcelonës që po synon largimin nga ‘Camp Nou’.

I riu nuk ka gjetur marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës dhe tashmë ofertat për të duket se veç kanë nisur.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, është skuadra e Leipzig ajo që ka kontaktuar Barcelonën për kartonin e Moriba, transmeton Periskopi.

Klubi gjerman dëshiron të nënshkruajë me lojtarin gjatë kësaj vere dhe kanë informuar klubin katalan për këtë gjë.

Barcleona tashmë është në pritje të një oferte zyrtare për mesfushorin.

Bëhet e ditur se edhe lojtari është i pajtimit që të kalojë në Bundesliga, për të luajtur me skuadrën e Leipzig. /Periskopi/

Shpërndaje në: