Pulisic rezulton pozitiv në Covid-19

Pulisic rezulton pozitiv në Covid-19

Një tjetër lojtar nga Premier League ka rezultuar pozitiv në testet e Covid-19.

Lojtari i Chelsea, Christian Pulisic, nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjet e vikendit, pasi është infektuar me koronavirus.

Ishte Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea, ai që bëri të ditur gjatë konferencës për shtyp se lojtari amerikan ka rezultuar pozitiv, përcjell Periskopi.

Anësori do t’i mungojë skuadrës në derbin lokal ndaj skuadrës së Arsenal, në ‘Emirates Stadium’.

Pulisic tashmë duhet të qëndrojë në vet-izolim. Lojtari e niste mjaft mirë sezonin e ri në Premier League, duke shënuar gol në fitoren 3:0 ndaj Crystal Palace. /Periskopi/

Shpërndaje në: