Agjenti Mends vazhdon të këmbëngulë me City: CR7 te Manchester vetëm nëse ndodh kjo gjë

Agjenti Mends vazhdon të këmbëngulë me City: CR7 te Manchester vetëm nëse ndodh kjo gjë

Edhe pse Cristiano Ronaldo doli me mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ‘Corriere dello Sport’  vazhdon të flase për kontaktet e vazhdueshme të agjentit të yllit të Juventusit me Manchester City.

Kjo ndodh sepse Jorge Mendes  vazhdon t’i propozojë kampionin portugez klubit kampion anglez, edhe pas refuzimit fillestar të ‘Citizens’.

Megjithatë, agjenti i fuqishëm nuk e ka ngritur flamurin e bardhë, edhe nëse kanë mbetur 10 ditë deri në përfundimin e kampionatit.

Dhe kjo ndodh sepse te City negociatat për blerjen e Harry Kane nga Tottenham nuk janë zhbllokuar.

Nëse nuk zhbllokohen  klubi anglez mund të kthehet në mënyrë sensacionale te Cristiano Ronaldo. Ose të paktën kjo është shpresa e agjentit të CR7, Jorge Mendes. /Periskopi/

Shpërndaje në: