Depay me zhig: Nuk munda as të përshëndetem me Messin

Depay me zhig: Nuk munda as të përshëndetem me Messin

Memphis Depay ka folur së fundmi për aventurën e tij të re te Barcelona, por edhe për largimin e Lionel Messi.

Depay shkoi te Barcelona për të krijuar një forcë ofensive me Leo Messin në kalkulime, por ngjarje të papritura ndryshuan rrjedhojën dhe argjentinasi u largua nga ‘Camp Nou’.

Sidoqoftë, përveç se nuk arriti të luante me Leon në një skuadër, Depay ka edhe një zhig tjetër. Ai nuk arriti as ta përshëndeste lojtarin më të mirë në botë.

“Unë as që arrita ta njoh Messin. Ai erdhi vonë në para-sezon sepse kishte pushim për shkak të Kupës së Amerikës dhe as nuk mund t’i thosha “çkemi”, ka thënë Depay, transmeton Periskopi.

Tutje ai ka folur edhe për atë se si po përshtatet me skuadrën, por edhe me trajnerin.

“Unë e di se çfarë Koeman do prej meje. E di se çfarë duhet të bëj, ka kimi mes nesh. Kjo është me rëndësi”, shtoi holandezi.

Depay ishte në mesin e lojtarëve më të mirë në ndeshjen hapëse të Barcelonës në La Liga. /Periskopi/

Shpërndaje në: