Nadal nuk do të luajë në US Open, shkak lëndimi

Nadal nuk do të luajë në US Open, shkak lëndimi

Rafael Nadal do të jetë një nga fytyrat kryesore që do t’i mungojë turneut të US Open në tenis.

Ylli spanjoll i tenisit, Nadal, nuk do t’ia dalë të rikuperohet në kohë për të vazhduar aventurën në US Open, përcjell Periskopi.

Shkak për këtë është një lëndim që reketi spanjoll e ka pësuar në këmbë.

Është pikërisht ky lëndim në këmbë që e ka mbajtur atë jashtë fushave edhe në Lojërat Olimpike, por edhe në Wimbledon.

Akoma nuk dihet saktë se sa kohë do të duhet të luftojë Nadal me këtë dëmtim. /Periskopi/

Shpërndaje në: