Ajax lanson fanellën e re, nderojnë Bob Marley me dizajnin për nderë të himnit të tifozëve

Ajax lanson fanellën e re, nderojnë Bob Marley me dizajnin për nderë të himnit të tifozëve

Ajax ka lansuar në treg një prej fanellave më të bukura që mund të shihni këtë sezon.

Skuadra holandeze ka nderuar një nga ikonat e muzikës reggae, Bob Marley, duke lansuar një fanellë me dizajnin special që lidhet me këngën “Three Little Birds”.

Kjo këngë dëgjohet në tribunat e arenës së Ajax gjatë secilës ndeshje që skuadra e luan si vendase.

Fanella ka ngjyrë primare të zezën, por ka edhe detaje të punuara me ngjyrën e kuqe, të verdhë dhe të gjelbër.

Emrat e sponsorit dhe logoja mbajnë ngjyrën e kuqe, kurse tri vija shënjohen me të gjelbër, verdhë dhe kuqe.

Po ashtu, në pjesën e prapme të fanellës janë tre zogj të vegjël, pikërisht për këngën “Three Little Birds”.

Më poshtë mund ta shihni foton se si duket fanella e Ajax, e cila do të përdoret më shumë në garat ndërkombëtare. /Periskopi/

Shpërndaje në: