Bayerni tregon dhëmbët ndaj Dortmund, fiton Superkupën e Gjermanisë

Bayerni tregon dhëmbët ndaj Dortmund, fiton Superkupën e Gjermanisë

Skuadra e Bayern Munich ka gjetur formën e saj pikërisht në ndeshjen që pati më së shumti rëndësi që nga ardhja e Julian Nagelsmann në krye të stolit të skuadrës.

Bayern Munich ka fituar Superkupën e Gjermanisë, duke mposhtur skuadrën e Dortmund me rezultatin 1:3, shkruan Periskopi.

Bavarezët ishin të parët që zhbllokuan rezultatin në këtë ndeshje, duke shënuar me anë të Robert Lewandowski, i cili gjeti golin pas asistimit nga Gnabry, në minutën e 41’.

Kampionët e Bundesligës gjetën golin përsëri në pjesën e dytë, me anë të Thomas Muller, i cili në minutën e 49’ dyfishoi epërsinë për skuadrën e tij.

Goli më i bukur i ndeshjes u shënua nga Marco Reus, i cili lëshoi një goditje të fortë e precize me të djathtën, në minutën 64’.

Për rezultatin final dhe vulën e fatit të takimit u përkujdes Lewandowski, i cili me golin e dytë personal në ndeshje, çoi shifrat në 1:3, kur 15 minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Bayern Munich tashmë merr edhe Superkupën e Gjermanisë, duke nisur mirë epokën me trajnerin Nagelsmann. /Periskopi/

Shpërndaje në: