Ronaldo thyen heshtjen dhe reagon pas spekulimeve: Është mos-respekt ndaj meje

Ronaldo thyen heshtjen dhe reagon pas spekulimeve: Është mos-respekt ndaj meje

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka lëshuar një reagim në llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke folur për të ardhmen e tij.

Tash e disa ditë, lojtari i Juventus lidhet me skuadra si PSG dhe Real Madrid, por këto thashetheme vetëm sa e kanë nevrikosur portugezin.

Ai ka thënë se qasja e skuadrave dhe stafit të tyre që janë përfshirë në spekulime është mos respektuese. Më poshtë Periskopi ua përcjell fjalët e Ronaldo.

“Të gjithë që më njohin e dinë sa i fokusuar jam në punë. Të flasin më pak dhe më shumë aksion, kjo ka qenë motoja që nga fillimi i karrierës. Sidoqoftë, në shikimin e gjitha gjërave që thuhen dhe janë shkruar së fundmi, kam vendosur të flas për pozitën time”.

“Është më shumë se mos respekt për një njeri si lojtar, mënyra si e ardhmja ime është duke u zbuluar në media është mos respekt ndaj klubeve të përfshira në spekulime, se bashku me lojtarët e tyre dhe stafin”.

“Aventura ime te Real Madrid është e shkruar. Është regjistruar. Në fjalë dhe numra, në trofe dhe tituj, në rekorde dhe mendje. Është në muzeun e stadiumit Bernabeu dhe në mendjen e tifozëve të klubit. Pas asaj që kam arritur, kujtoj se në ato nëntë vite kam pasur dashuri dhe respekt që e ruaj sot e kësaj ditë dhe gjithmonë do ta çmoj. E di se tifozët e Real Madridit do më kenë në zemër dhe unë do i kem te e imja”.

“Në episodet e fundit në Spanjë ka pasur lajme dhe tregime që më lidhnin me një numër i klubeve nga liga të ndryshme dhe askush nuk është shqetësuar të gjejë të vërtetën”.

“Jam duke thyer heshtjen dhe nuk lejoj që njerëzit të flasin me emrin time. Mbetem i fokusuar në karrierë dhe punë dhe i përgatitur për sfidat që do përballem. Ndonjë gjë tjetër? Gjithçka tjetër është thjeshtë fjalë”, ka shkruar Ronaldo. /Periskopi/

Shpërndaje në: