Roberto afër rinovimit me Barcelonën – i del në ndihmë skuadrës duke pranuar reduktim në pagë
Sergi Roberto është një nga lojtarët e radhës që po shpreh gatishmëri për të ndihmuar bordin e klubit.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka njoftuar dje për gjendjen ekonomike të skuadrës, duke treguar për borxh që prek miliardin.
Megjithatë, emra si Gerard Pique, e së fundmi edhe Sergi Roberto, po japin kontributin e tyre modest për të ndihmuar klubin.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Sergi Roberto i ka dhënë prioritet vazhdimit me Barcelonën dhe do të rinovojë kontratën e tij për dy sezone të tjera, duke reduktuar pagën e tij, transmeton Periskopi.
Ai kishte mundësi të largohej drejt Serie A apo Premier League, por dëshira e tij e vetme ishte të gjente akordin me klubin. /Periskopi/