Lëndimi i Gundogan nuk është serioz, vetëm një problem i vogël me shpatullën
Manchester City ka pranuar lajme të mira lidhur me mesfushorin e skuadrës, Ilkay Gundogan.
Gundogan ka pësuar një lëndim të lehtë në fillimin e këtij sezoni dhe ekzistonte rreziku të mungonte për një kohë te skuadra e tij.
Megjithatë, pas ekzaminimeve mjekësore të kryera nga skuadra, mësohet se lojtari nuk ka ndonjë problem serioz, përcjell Periskopi.
Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë ka një problem të vogël me shpatullën. Lojtari do të mungojë për një kohë të shkurtër.
Nga skuadra e City nuk përjashtojnë mundësinë që lojtari të jetë gati për ndeshjen ndaj Norwich. /Periskopi/